Klaudia Hajdari është një 18-vjeçare shqiptare që kandidon për këshillin e komunës së Vilvoorde, Belgjike.
Adoleshetja e cila kandidon me partin SPA, përveç se është kandidatja më e re në moshë renditet dhe 14-a midis 35 anëtarët ekzistues të këshillit.
Klaudia është lindur dhe rritur në Belgjikë nga dy prindër shqiptarë.
Ajo është studente në vit të fundit në gjimnaz.
Marrja e përgjegjësive dhe përfaqësimi i të tjerëve nuk është e re për adoleshenten me origjinë shqiptare.
Më parë ajo është angazhuar në organizatat e të rinjve dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore të zhvilluara në zonën e saj.
Në moshën 16-vjeçare u zgjodh ambasadore e organizatës për të rinjtë YOUCA, dhe ka qenë përfaqësuesve e të rinjve belgë në disa takime ndërkombëtare.