INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është aktorja më e paguar e të gjitha kohërave [VIDEO]

Kjo është aktorja më e paguar e të gjitha kohërave [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 30-06-2016

Pas shumë përpjekjesh për t'u barazuar me meshkujt, kishte ardhur koha që edhe femrat në kinematografi të merrnin atë që meritojnë.

Scarlett Johansson ka lënë pas vetes të gjitha koleget, duke u shpallur aktorja më e paguar e të gjitha kohërave. Kështu ajo është futur në top listën e 10 aktorëve më të paguar hollivudian. Sipas Box Office, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 31-vjeçarja ka grumbulluar 3.3 miliardë dollarë. Listën e dominojnë meshkujt, ndër të cilët edhe Morgan Freeman, Johnny Depp apo Tom Hanks. Meqenëse të gjithë janë më të medhenj se Scarlett në moshë, detyrimisht ylli i “Avangers” shpallet edhe si aktorja më e re në moshë me fitime kaq të mëdha. Femra e dytë në këtë listë është Cameron Diaz e cila është rënditur jo më lart se vendi i 19-të!

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594