Në intervistën e dhënë së fundmi, nuk mund të mos i bëhej edhe pyetja pikante.
Ao është e njohur për rolin e saj në filmin ‘Unë, ti dhe Kasandra’ dhe gjatë bisedës së bërë në ‘Pop Culture’, Rozi Kostani iu përgjigj edhe pyetjes se nëse do të pranonte të luante skena të nxehta në një filom.
"Po", por me një kusht’, tha Kostani duke shtuar se nëse pagesa do të ishte shumë e mirë, atëherë do ta pranonte.
"Kam interpretuar në 10 filma gjatë karrierës sime, e megjithatë asnjëherë nuk kam interpretuar skena të nxehta. Por nëse do të më ofronin një shumë të madhe parash edhe mund të pranoja", u shpreh aktorja.