INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është akullorja që duhet ta provoni për sa jeni gjallë[VIDEO☺]

Kjo është akullorja që duhet ta provoni për sa jeni gjallë[VIDEO☺]

Publikuar më: 17:34 09-08-2018

Akulloret janë një ndër gjërat më të mira të sezonit veror. Shija e tyre është e mrekullueshme dhe dëshira e njerëzve për të provuar diçka të re ekziston përherë. Nëse ju përlqen akullorja, atëherë kjo është ajo që iu duhet.

La Gelatiera, një punishte tradicionale akulloreje e themeluar nga disa emigrantë italianë që shkuan në Londër ofron mundësinë e lartpërmendur. Akullorja e tyre më e veçantë bëhet me djathë. Më pas djathi futet në blender i miksuar me arra të karamelizuara dhe një bazë sekrete akulloreje. Pronarët e La Gelatiera thonë që produkti bëhet vetëm dy herë në muaj, kjo pasi djathi blu është i vështirë për t'u gjetur.

Djathë blu quhet çdo lloj djathi i mykur, por Gorgonzola është më i famshmi. Sidoqoftë nuk deklarohet se çfarë djathi përdoret nga punishtja, por akullorja me djath duket e mrekullueshme për këdo që pëlqen djathin.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604