Thibaut Courtois vetëm pak ditë më parë ka lënë skuadrën e Chelseas për tju bashkuar Real Madridit.
Ky transferim ka zemëruar shumë tifozë të Chelseas megjithëse belgu u ka kërkuar falje.“Kjo më bën të ndihem i trishtë, jo të gjithë e dinë të vërtetën.” pati thënë portieri në drejtim të tifozëve të Chelsea.
Së fudmi në një intervistë për “SkySports”, Thibaut Courtois ka treguar edhe arsyen njerëzore që ka bërë që ai të transferohet te klubi i Real Madrdit.
“Doja të rrija më pranë fëmijëve të mi. E kisha vendosur që në mars se do të largohesha nga Londra për të luajtur në Madrid, atje ku jetojnë fëmijët e mi, që janë nën kujdestarinë e ish-bashkëshortes time,” – tha Courtois.