INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është arsyeja pse disa çifte ngjajnë me njëri-tjetrin pas martesës

Kjo është arsyeja pse disa çifte ngjajnë me njëri-tjetrin pas martesës

Publikuar më: 17:36 15-04-2017

Ne e hasim rëndom tashmë faktin që kaq shumë çifte të martuara duken më shumë si vëlla e motër sesa si partnerë mes tyre.

Dhe supozojmë se kjo është ngaqë ata kanë shpenzuar aq shumë kohë së bashku sa marrin hijen e njëri-tjetrit. Madje kur fillojnë të vishen njësoj dhe të marrin veset e njëri-tjetrit, ne mendojmë edhe se kjo është një gjë shumë e lezetshme. Por kur karakteristikat e tyre janë aq të ngjashme sa që duken si binjakë?!
Elite Daily raporton se në sajë të një studimi të ri mjekësor që në fakt askush nuk e kërkoi, ne e dimë arsyen pse. Unë shpresoj të jeni të ulur dhe të qetë para se ta lexoni këtë, veçanërisht në qoftë se ndani disa karakteristika të ngjashme të fytyrës me partnerin tuaj. Dhe përgjigja është: Për shkak se çiftet e martuara mund të ketë gjene të ngjashme mes tyre. Po, pikërisht.

Hulumtuesit në universitetet e Pensilvanisë, Kalifornisë dhe Bostonit kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa për t'u martuar me dikë me të njëjtën origjinë. Para ditëve të sotme të rehatit, udhëtimeve të lira dhe flirtimeve online, njerëzit nuk kishin në të vërtetë ndonjë zgjidhje,përveçse të lidheshin (dhe riprodhoheshin) me njerëzit brenda komunitetit të tyre lokal.

Botuar në PLOS Genetics, studimi gjeti modelin e çifteve të bardha që martoheshin dhe që kanë fëmijë brenda tyre si një zakon i përsëritur me kohën. Me sa duket, njerëzit me prejardhje hebreje, nga Evropa Veriore dhe Jugore kishin më shumë gjasa për t'u martuar me dikë me të njëjtën prejardhje gjenetike si veten e tyre. Për fat të mirë, ata studiuan familjet mbi tre breza dhe zbuluan se kjo tendencë çiftimi me dikë që ndan të njëjtën prejardhje është në rënie me kalimin e kohës.

Një rezultat sa surprizues aq edhe i çuditshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0043549537658691