INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është arsyeja pse femrat tërhiqen nga një mashkull i angazhuar

Kjo është arsyeja pse femrat tërhiqen nga një mashkull i angazhuar

Publikuar më: 14:43 16-04-2018

Nuk ka të bëjë vetëm me tërheqjen ndaj të ndaluarës. Ka arsye specifike pse dëshira për të dashurin e një  tjetër femre, është më e papërmbajtshme.

Fjala e urtë: Bari i fqinjit është gjithmonë më i gjelbër’, nuk gënjen. Nëse në çështjet e zemrës dhe tërheqjes mund të shprehet thjeshtë me parimin: mashkull i ‘zënë’, nga ana sentimentale bëhet një objekt i dëshirës  pothuajse të papërmbajtshme.

Tërheqja ndaj të ndaluarës nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar këtë tërheqje fatale, për të cilën shumë femra duket se nuk munden ta përballojnë, madje edhe atëherë kur e dinë se një marrëdhënie ‘trekëndësh’ është e rrezikshme për t’u menaxhuar si dhe përbën rrezik të lartë zhgënjimi dhe vuajtjeje.

Para së gjithash duhet të kujtojmë se mekanizmat që nxisin tërheqjen midis një burri dhe një gruaje janë kryesisht të pandërgjegjshme. Është e vërtetë se, me forcën e logjikës dhe racionalitetit, ne mund t'i drejtojmë zgjedhjet tona të paktën pjesërisht: është gjithashtu i vërtetë fakti që biem në dashuri pikërisht atëherë kur nuk e presim. Në praktikë, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë: kjo thjeshtë  ndodh.

Fakti që ai mashkull është në një lidhje mund të shërbejë si një arsye më shumë që ai të duket edhe më tërheqës.

Arsyet, si kimikologjia biologjike, janë në këtë pikë edhe psikologjike: një grua me vetëbesim të lartë mund të kënaqet shumë duke qenë në gjendje t'i "vjedhë" të dashurin një tjetre.

Kënaqësia e të ndjerit më mirë sesa shoqja, për të kënaqur dëshirat dhe fantazitë, mund të konsiderohet si një dehje dhe një ndjenjë pushteti.

Të zotërosh mashkullin e një tjetre, gjithmonë përfshin një ndjenjë të caktuar të emocioneve dhe rrezikut. Adrenalina e zbulimit, nevoja për t'u takuar, ndoshta fshehurazi dhe ndjenja e thyerjes së një kufiri ose një lloj ndalimi, ndihmojnë që marrëdhëniet të bëhen më emocionuese.

Fakti që femrat preferojnë një mashkull të angazhuar, nuk do të thotë se ato po kërkojnë një lidhje stabël me të. Efektet e zhgënjimeve sentimentale të mëparshme mund të peshojnë mbi këtë zgjedhje./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0025010108947754