E kishit imagjinuar ndonjëherë të ngisnit, një biçikletë që fluturonte? Ndoshta edhe në ëndërr se kishit parë. Një ish-hidraulik Colin Furze, ka bërë të mundur ndërtimin e një pajisje të njohur si "hoverbike", e cila është në formën e biçikletës, por e veçanta e saj, është që mund të fluturojë. Furze mban edhe rekordin Guinnes për karrocën më të shpëjtë në botë.
Ndërtimin e kësaj pajisje Furze e ka bërë në shtëpinë e tij dhe në momentin që e ka hedhë në testim ka rezultuar të jetë e suksesshme. Kjo është pajisja e parë e këtij lloji, e cila falë ndërtimit të saj, arrin edhe të fluturojë.
Në një video të publikuar në youtube, Furze tregon se nuk ka kualifikime inxhinierie apo përvojë të fluturimit, por është i impresionuar me krijimin e tij.
"Më në fund, ideja ime e çmendur është realizuar në realitet, por kjo gjë tregon se gjërat e reja mund të çojnë në rezultate të mahnitshme”.