Ndonëse Arbenita e ka nisur karrierën e saj larg vendlindjes dhe Fero është një prej reperëve më të rinj në tregun muzikor shqiptar, mund të themi s elidhja e tyre nuk ka kaluar pa u analizuar në çdo detaj nga mediat rozë.
Dyshja janë ndër më të komentuarit e të ndjekurit në mediat sociale dhe duket se që tani kanë një numër të madh fansash që mbështesin e shumë prej tyre mbështesin jashtëzakonisht shumë dhe lidhjen e tyre.
E megjithatë dhe një lidhje sikjo e Feros dhe e Arbenitës, të cilën kemi rritur t'a shohim kaq hapur prej të dyve në postimet në mediat sociale, nuk ka kaluar pa spekulime.
Megjithatë, mund të themi se në një prej fotove të postuara nga Arbenita së fundmi në Instagram, u është vënë kapaku të gjithave.
Teksa ka pozuar në makinë me një veshje shumë të lezetshme, një fund dhe xhaketë, që duken shumë "In", Arbenita krahas fotos ka shkruar:
"Veshja e mundësuar nga i dashuri".
Epo mund të themi se Fero i sugjeron dhe veshjet me të cilat ajo duket më mirë dhe nuk ka gabuar aspak me këtë zgjedhje.