INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është ‘dieta’ më e re kundër celulitit

Kjo është ‘dieta’ më e re kundër celulitit

Publikuar më: 10:35 11-05-2016

Ndiqni këshillat për një dietë kundër celulitit!

Detoksifikohuni!

Për të luftuar fryrjen dhe mbajtjen e ujit niseni ditën duke pirë një gotë uji të vakët me lëng limoni të freskët. I pasur me minerale, kjo lloj përzierje le të themi, ka të mira antibakteriale dhe veti antiseptike, përveçse tonifikuese. Ndjekja e një hidratimi të drejtë është zakoni më i mirë që mund të praktikoni, nëse dëshironi të hiqni qafe celulitin. Ky lloj uji kontribuon në zgjimin e metabolizmit, ju ndihmon të keni një lëkurë të pastër dhe të lëmueshme, si dhe ju heq urinë.

Përdorni kremra të lehtë

Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.

Ndjesia e mirëqenies

Bëhet fjalë për produkte që i falin menjëherë një ndjesi lehtësimi dhe butësie këmbëve tuaja, ndjesi që mund të zgjasin për shumë orë; madje disa kanë një çlirim të vazhdueshëm të përbërësve aktivë, të cilët ofrojnë një ndjenjë mirëqenieje gjatë gjithë ditës. Mund t’i gjeni fare lehtë në farmaci.

Para se të shkoni në shtrat

Mbrëmja ju ofron pak më shumë kohë për t’ua kushtuar trajtimeve anticelulit. E rëndësishme është që kremrat t’i aplikoni pa nxitim, duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’ia dedikuar vetes suaj si një moment relaksimi të madh.

Rëndësia e bërjes së dushit

Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.

Krem i pasur dhe i butë

Kremrat duhet të kenë një përmbajtje të pasur dhe të butë, me substanca reduktuese e tonifikuese, por në të njëjtën kohë edhe qetësuese. Për t’u përmendur veçmas janë vajrat bimorë, të tillë si vaj borage ose avokado, të cilët ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.

Si t’i aplikoni?

Aplikimin përsëriteni të paktën dy ose tri herë në ditë. Lëvizjet duhet të jenë rrethore, duke proceduar nga poshtë-lart, nga kaviljet te gjunjët, nga kofshët te të pasmet. Masazhet duhet të jenë të ngadalta, të rregullta dhe delikate për të mos dëmtuar kapilarët më në sipërfaqe, shkruan Shqip.

Çfarë duhet të bëni në fundjavë

Është e kotë të justifikoheni, gjatë këtyre dy ditëve është e nevojshme të gjeni patjetër kohën për t’ia kushtuar celulitit, sigurisht me trajtime më impenjative që do t’ju marrin kohë. Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju shfryjnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939