INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është faza kur pritet një tradhëti në çift

Kjo është faza kur pritet një tradhëti në çift

Publikuar më: 12:27 01-09-2017

E falshme ose jo, tradhtia krijon një hendek të thellë mes çdo çifti, ajo është një nga arsyet më madhore përse ndodh shumica e divorceve në ditët e sotme.

Shenjat që paralajmërojnë tradhtinë:

Distancohen emocionalisht
Për viktimën, kjo është shumë e lehtë për t’u vëzhguar, por jashtëzakonisht e vështirë për t’u pranuar. Shkëputja emocionale nga dikush që dashuron është si një grusht në zemër. Për një tradhtar, është më e lehtë të distancojë veten emocionalisht nga dikush, se sa të përballet me problemin e vërtetë.

Mungesa e seksit ose intimitetit
Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju duhet të shqetësoheni.

Nevoja për “privatësi”
Kur gjysma tjetër vazhdimisht thotë gjëra të tilla si “duhet të jem vetëm”, “Kam nevojë për t’u menduar”…tregon se gjërat nuk po shkojnë siç duhet.

Merr papritur një qëndrim mbrojtës
Ju duhet të dyshoni nëse partneri bëhet mbrojtës në lidhje me ndonjë ndryshim të dukshëm në sjellje.

Ndryshon zakonet financiare
Dy njerëz të përfshirë në një marrëdhënie serioze kuptojnë rëndësinë e burimeve monetare. Kur partneri nuk justifikon shpenzimet, kjo mund të përbëjë një shenjë të shkëputjes.

Kujdesen për veten
Një ndryshim i papritur në dukje pa shpjegim është i pazakontë, sidomos për ata që kanë treguar pak interes në të kaluarën. Natyrisht, dëshira për të dalë më tërheqëse për seksin e kundërt është një mundësi shumë reale.

Injorojnë “rrethin e brendshëm”
Një tradhtar shkëputet papritur nga rrethi i miqve.

Ruajnë telefonin dhe kompjuterin e tyre
Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197