INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është femra fatsjellëse që e shoqëron Eugent Bushpepën sot në Lisbonë  [FOTO]

Kjo është femra fatsjellëse që e shoqëron Eugent Bushpepën sot në Lisbonë [FOTO]

Publikuar më: 15:04 12-05-2018

Nata finale e Eurosong që do të zhvillohet sot, ngjall shumë emocione, veçanërisht tek konkurentët.

Secili prej tyre garon për vendin e parë dhe interesant është fakti se këtë vit në finale janë 3 shqiptarë që përfaqësojnë 3 vende të ndryshme.

Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Faqja zyrtare e Eurovizion ka zbuluar edhe listën e radhitjes sipas së cilës këngëtarët do të këndojnë.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12-të në garë, ndërkohë që Eleni do të jetë e 25-ta, për t’u pasuar nga Ermal Meta, që do të këndojë i 26-ti, pra i fundit që do të mbyllë garën.

Eugenti është shoqëruar drejt këtij konkurimi nga e dashura, Andia së cilës edhe i dedikohet kënga “Mall”. Urojmë t'i sjellë fat.

 eu2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00323486328125