I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Zonë e lirë" ishte ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite, i konsideruar si "krahu i djathtë" i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli.
Gjatë intervistës, Çani e pyeti John Aliten nëse është i martuar, por ish-mafiozi i tha se jeton vetëm. "Hyn e dalin po je vetëm", i tha Çani. "Sot vetëm, në qytet tjetër nuk e di", ja ktheu Alite.
Mirëpo ish-mafiozit duket se i kishte ngelur fiksim Kallashi dhe e pyeti Çanin se ku ndodhet një vajzë brune që e ka pasur të ftuar në emision. "Të ka rënë në sy Kallashi?", e pyeti Çani. "Kam dëgjuar që ka folur për mua. Më ka shkruar përshëndetje, por nuk e kam takuar", tha Alite. "Kallashi është e mirë, por jo për ty", i tha Çani.