Është aq e pëlqyer sa me siguri edhe ju i keni dhënë like.
Natyrisht që bëhet fjalë për divën Beyonce, e cila lajmëroi të gjithë fansat e saj se është shtatzanë. Postimi në Instagram është bërë shumë shpejt fotoja që ka thyer rekordet për më shumë like në Instagram. Vetëm tetë orë pasi i tha botës se ajo dhe Jay Z po prisnin binjakë, fotoja ka grumbulluar gati 6.6 milionë like. Kjo thyen rekordin që më parë i përkiste Selena Gomez, e cila tërhoqi plot 6.3 milionë like me një foto të saj duke pirë nga një shishë e Coca-Cola.