INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është fotomodelja e njohur që u gjet e vrarë në shtëpi [FOTO]

Kjo është fotomodelja e njohur që u gjet e vrarë në shtëpi [FOTO]

Publikuar më: 08:40 25-08-2018

Ajo është gjetur e vdekur në apartamentin e saj, me 22 gusht, në një lagje të Filadelfias. Christina Carlin-Kraft u zbulua nga policia në dhomën e gjumit të shtëpisë në Ardmore të Pensilvanisë dhe raportohet se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur. Banesa është në pronësi të të dashurit të saj që punon bankier në Ëall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.

Një burim nga policia ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, që ishte raportuar nga Carlin-Kraft mbrëmjen e së shtunës.

Policia arriti që të rimarrë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta në jug-perëndim të Filadelfias të mërkurën.

Ata zbuluan trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat. Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar meshkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën.

Pamja e së mërkurës tregon se i dyshuari hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty. Carlin-Kraft ka punuar më parë me Vanity Fair, Revistën Maxim, Victoria's Secret dhe Playboy.

auto_385B3BCF00000578-0-image-a-29_14738842298191535181460.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502