Nëse flasim për shifra, ajo është vajza e MILIONAVE…
Kështu e përkufizoi moderatorja Rudina Magjistari fenomenin, Enca kur ishte e ftuar te emisioni i saj. Dhe vlen të thuhet se ka shumë të drejtë. Miliona në YouTube, miliona në Instagram, normal që do këtë edhe shumë miliona në llogarinë e saj bankare. Pse jo, në fund të fundit ka punuar fortë për këtë ditë.
Por me çfarë i shpenzon Enca paratë dhe cila është gjëja më e shtrenjtë që ajo ka blerë deri më tani në jetën e saj?
Ajo është shprehur se sikurse fiton edhe shpenzon shumë në projektet e saj dhe ndaj ka po këtë sukses.
“Kam fituar shumë dhe siç kam shpenzuar shumë, mbi të gjitha, investim për projektet e mia. Jam ndoshta ndër të vetmet artiste shqiptare që i kushtoj kaq shumë rëndësi këngëve dhe klipeve, që shkojnë në çmime sh të larta. Më ndihmon mami me shpenzimet.”,- tha Enca, duke vazhduar më tej.
“Më i madhi ka qenë shtëpia, e cila vijon të jetë në ndërtim. Kjo ka qenë blerja më e madhe deri tani. Kam vendosur që në Tiranë të jetoj në një penthouse timin. Është në një lagje private në Tiranë. Kam menduar që shpenzimet më të vlefshme shkojnë tek shtëpitë. Nuk jam e dhënë pas makinave, bizhuterive. Jam duke përfunduar mobilimin. Më ka ndihmuar një arkitekt. Shtëpia është e bardhë, shumë klasike."/intv.al/