Ndërkohë që bashkëshorti i saj, kryebashkiaku Veliaj ishte i angazhuar ditën e sotme në aktivitetet për Ditën e Verës, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ishte e zënë me urimet. Më saktë me një urim të veçantë, për gjyshen e saj , balerinën e njohur të Teatrit Kombëtar Ganimete Vendresha.
Ajo ka publikuar në Instagram fotografinë e gjyshes së saj në rini ku shkruan, “Lulja ime e bukur dhe e mirë e verës, Ganimet Vendresha 1951”.
Tashmë nuk do mend për ta kuptuar se nga buron kjo bukuri e bashkëshortes së Erion Veliaj.