Vitit 2021 i erdhi fundi e duhet thënë se gjatë këtij viti këngëtarët na kanë sjellë shumë hite që janë dëgjuar kudo e janë klikuar miliona herë. Por cili është hiti që këtë vit arriti të mblidhte më shumë klikime se të tjerët?
Nga një shqyrtim që bëri xing.al, vihet re se kënga "Dale", bashkëpunim i Butrintit, Kidës dhe Ledrit, rezulton të jetë kënga më e klikuar me 77 milion shikime në Youtube.
Vendin e dytë e mban Dhurata Dora dhe Gims, me këngën "Only you", që numëron 71 milion shikime në Youtube.
Dhurata mban gjithashtu edhe vendin e tretë, me bashkëpunimin me Noizyn "Mi Amor", me 61 milion shikime.
Vendin e katërt e mban Dafina me këngën "Pa ty" që erdhi në bashkëpunim me Cricket dhe Muma, e cila numëron 47 milion shikime.
Pas Dafinës, në vendin e pestë, kemi sërish Butrintin me këngën "Dujem" që ka arritur 46 milion shikime.
Në vendin e gjashtë kemi Dj Gimit me Habibi që numëron 44 milion shikime.
Vendin e shtatë e ka sërish Dafina me këngën "Duro", e cila ka arritur 31 milion shikime.
Vendin e tetë e mban Elvana dhe Ylli me dy bashkëpunimet e tyre "E di x Marre", që kanë arritur 29 milion shikime.
Vendin e nëntë e mban kënga që bëri namin gjatë verës, "Nina" nga Bruno, Flori dhe Klajdi, që numëron 28 milion shikime.
Dhe vendin e dhjetë Majk dhe Ledri me këngën "Marr", që ka arritur 26 milion shikime.