Për të gjithë ju që mendonit se Lori Hoxha di vetëm të vishet bukur dhe të bëjë udhëtime, e keni gabim pasi ende nuk jeni njohur me talentin më të ri të saj.
Madje as ajo vetë nuk ia njihte vetes këtë talent dhe duhet të bënte një shaka me mikeshën e saj për ta zbuluar. Këto ditë Lori ndodhet në Milano tek mikesha e saj dhe pjesë e momenteve funny me njëra-tjetrën ishte edhe leximi i pyejteve që ndjekësit i kishin adresuar tarshëgimtares së Top Channel. Pyetjes se cila këngë popullore ishte e preferuara e saj, Lori iu përgjigj duke e kenduar “Tumankuqe”. Dhe ajo e këndoi aq bukur saqë mikja nisi të kërcente nën zërin e intonuar të Lorit. Një “përplasje” e bukur kjo mes një fashionisteje moderne dhe muzikës popullore.