INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është kënga shqip më e kërkuar nga ju në Shazam [VIDEO]

Kjo është kënga shqip më e kërkuar nga ju në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 20:35 20-08-2017

Intv.al ju sjell edhe këtë javë klasifikimin e 5 këngëve më të kërkuara të javës nga shqiptarët në Shazam. Kjo playlistë është pothuajse e njëjtë me atë të javës që lamë pas, por me disa ndryshime të vogla. Në vendin e parë tashmë është ngjitur një këngë shqiptare, pikërisht bashkëpunimi i suksesshëm i Capital T dhe Ardian Bujupi nën titullin “Andiamo”, padiskutim hit vere. Kështu ka humbur një vend “Mi gente” nga J Balvin dhe Ëilly Ëilliam, ndërkohë që vendi i tretë mbahet Voglio Ballare Con Te” e Baby K dhe Andres Dvicio.

Një vend ka fituar edhe bashkëpunimi tjetër i suksesshëm shqiptar i kësaj vere, pikërisht ai i djemve të Threedots nën titullin “Karma”. E klasifikimin e 5 këngëve më të kërkuara të javës nga shqiptarët në Shazam e mbyll Inna me Ruleta.

Ja renditja e plotë: 

5-INNA - Ruleta (feat. Erik) 

4-Flori Mumajesi - Karma ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky

3-Baby K - Voglio ballare con te ft. Andrés Dvicio

2-J. Balvin, Willy William - Mi Gente 

1-Ardian Bujupi X Capital T - ANDIAMO 

Article Logic
Execution time: 0.0017340183258057