INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është mënyra më e re për të luftuar depresionin dhe ankthin. Kujt ja merrte mendja!

Kjo është mënyra më e re për të luftuar depresionin dhe ankthin. Kujt ja merrte mendja!

Publikuar më: 12:05 10-07-2018
Nëse ndiheni i shqetësuar dhe doni të dini se si ta trajtoni ankthin dhe depresionin ja ku vjen një super zgjidhje sipas ekspertëve. Nëse  ju nuk mund të gjeni një trajtim të përshtatshëm natyror që ndihmon në lehtësimin e simptomave tuaja, sipas intv.al  zgjidhjen e gjeni te të kënduarit. 
Nëse  këndoni këngën tuaj të preferuar kjo mund  të ndihmojë trajtimin e simptomave të depresionit dhe ankthit shpejt.
 
1. Këndimi ndryshon gjendjen tuaj
Ju nuk mund të këndoni pa buzëqeshur. Buzëqeshja  ju bën më të lumtur. Për të kënduar, ju duhet të ngriheni drejt dhe të lironi mushkëritë tuaja dhe diafragmën tuaj.
Njerëzit e shqetësuar qëndrojnë keq, si të kërrusur. Ju duhet të lejoni që shpatullat tuaja të relaksohen.
2. Të këndruarit ju bën që të merrni frymë thellë
Nëse jeni të depresuar, nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm në sistemin tuaj. 
Mungesa e oksigjenit, sipas intv.al  gjithashtu mund t'ju bëjë të ngadaltë. Kjo është arsyeja pse frymëmarrja e thellë është çelësi për teknikat relaksuese dhe përqendrimi.
3. Këndimi është shprehje emocionale
Fjalët mund të kenë ndikim në gjendjen tuaj emocionale. Muzika prek vendet e brendshme që nuk dinim që ekzistonin.
4. Kënga mund t'ju lidhë me njerëz të tjerë
Ju ndoshta mund të merrni të gjitha përfitimet e mëparshme nga këndimi në dush. Nëse  jeni të rrethuar nga muzika dhe nga njerëz të tjerë,  ka kuptimin e krijimit të diçkaje së bashku. Ju jeni pjesë e një vendi që e bën botën një vend më të mirë. Le të gëzojmë të gjithë, edhe ju që po e lexoni këtë artikull.
 
Energjia pozitive le të mbizotërojë për të gjithë.
 
how_to_treat_anxiety_and_depression_with_singing_and_music_therapy.jpg
 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281