INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është mënyra si të kuptoni nëse dikush ju hy fshehurazi në Facebook-un tuaj

Kjo është mënyra si të kuptoni nëse dikush ju hy fshehurazi në Facebook-un tuaj

Publikuar më: 21:46 15-01-2017

Shumë prej nesh nuk kemi njohurinë e duhur rreth aspekteve më kryesore të sigurisë.  Fjalëkalimet që mund të gjenden lehtë, anti-virusi i dobët dhe dhënia e ndonjë informacioni potencial janë vetëm disa nga shembujt.

Një rrezik i sigurisë që lehtë mund të ndodh është të mos dilni nga e-maili dhe llogaria juaj në rrjetet sociale. Me pajisjet që i përdorim në shumë vende, është e vështirë që ta dini se ku dhe kur keni hyrë diku.

Por ekziston një mënyrë se si ta kuptoni nëse një person është duke e përdorur llogarinë tuaj në Facebook.

Ja si mund ta bëni këtë.

Kur hyni në Facebook, shkoni në këto opsione:

Settings > Security > Where you’re logged on.

Kur prekni “Edit”, do të dërgoheni në një faqe ku mund të shihni se në cilat pajisje jeni të kyçur.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377