INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është mënyra skandaloze që po ndahen çiftet në ditët e sotme. E frikshme!

Kjo është mënyra skandaloze që po ndahen çiftet në ditët e sotme. E frikshme!

Publikuar më: 15:22 07-02-2017
Në ditët e sotme shumë gjëra kanë ndryshuar.
Thuhet se mënyra që zgjedh dikush të të lërë tregon edhe karakterin e tij. Ndarjet janë pjesë e jetës së të gjithëve, por mënyra e ndarjeve në kohët e sotme i ka rënë në sy psikologëve dhe terapistëve të çifteve. 
 
Joshua Klapow, psikolog nga Birmingham, Alabama shprehet se shumica e pacientëve të tij janë ankuar shumë për mënyrën e ndarjeve të çifteve. Sipas tij, njerëzit nga teknologjia po marrin më shumë anët negative, ku varësia ndaj tyre po shtohet. Kjo gjë, sipas intv.al ndikon edhe në mënyrën që zgjedhin për të krijuar marrëdhëniet me njerëzit që janë pjesë e jetës së tyre. Joshua shton se mjafton një mesazh ndarjeje dhe secili shikon punën e tij. Sa e lehtë për të vepruar, edhe nëse ke investuar në një lidhje kohën tënde. Frika nga ballafaqimet po shtohet çdo ditë edhe më shumë, deri kur njerëzit të mbeten të gjithë vetëm.
Sipas intv.al gjetja e arsyes së këtij veprimi i ka bërë njerëzit më shumë të stresuar, duke humbur besimin për të krijuar një romancë në të ardhmen. Kush e ka fajin?! Një pyetje që do përgjegjësi për të marrë një përgjigje të saktë. Psikologët kanë dhënë alarmin për mënyrën si po ndahen çiftet në ditët e sotme, thjesht me një mesazh pa dhënë asnjë arsye. Sipas tyre, kjo gjendje do shkojë edhe më keq, prandaj i sugjerojnë pacientët të cilët kanë kaluar edhe gjendje depresive nga këto sjellje që të mos veprojnë edhe ata njësoj si partnerët e tyre. Secili duhet të përgjigjet për veten e tij dhe mos të shkojë kjo gjendje edhe më keq.
Si përfundim: teknologjia po i bën njerëzit edhe më frikacakë për t’u përballur me realitetin.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0014748573303223