Sipas një studimi të bërë nga marrëdhëniet jashtëmartesore site :Victoria Milan, thotë se ekziston një moshë që femrat kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë.
Sipas gjetjeve të tyre, mosha mesatare e grave që tradhëtojnë në gjithë botën është 36.6 vjeç, që është rreth shtatë vjet pas martesës, sipas moshës mesatare, 29. Përveç përcaktimit të moshës që femrat kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë, studimi ofroi edhe disa gjetje më specifike, ku femrat amerikane tradhëtojnë rreth 8.5 vjet pas martese, ndërsa irlandezet mesatarisht, pas 3.6 vjet pas martese.
Sigurd Vedal, themeluesi i Victoria Milan, shpjegoi pse femrat e martuara tradhëtojnë:
"Ndoshta burri i tyre nuk u jep atyre vëmendjen dhe respektin që ato meritojnë. Ato ende i duan partnerët e tyre, sipas intv.al por shkëndija është zhdukur nga martesa e tyre. Këto janë nevoja universale dhe kënaqësia seksuale është diçka që miliarda prej nesh e kanë të përbashkët, pa marrë parasysh sa dallime të tjera mund të kemi".
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega