Tashmë është bërë një modele dhe influencuese Instagrami me 557.000 ndjekës që mahniten pas formave të saja.
Koleszar Adrienne është oficere policie gjermane, e cilësuar si më e bukura në Gjermani.
Ajo ka marrë së fundmi një ultimatum nga eprorët e saj: ose police ose modele Instagrami.
34-vjeçarja, Adrienne Koleszár, një oficere policie nga Dresden, në Saxony, u “kurorëzua”dy vjet më parë si "policja më tërheqëse e Gjermanisë".
Adrienne tashmë është bërë një modele dhe influencuese Instagrami me 557.000 ndjekës që mahniten pas formave të saja.
Gjatë gjashtë muajve të fundit ajo i ka kënaqur ithtarët e saj me fotografi të vetes nga e gjithë bota, pasi e ka kaluar kohën duke udhëtuar.
Lidhur me ultimatumin që ka marrë, ajo është shprehur në rrjetet e saj sociale: "Nuk do të pranoj mëshirën e Free State of Saxony, unë jetoj me kursimet dhe aktivitet që bëj në mediat sociale.”
Pas një takimi me eprorët e saj këtë javë, asaj i është thënë që ose do kthehet në punë me kohë të plotë në janar ose duhet të japë dorëheqjen.