Të gjithë e mbajmë mend për interpretimin e tij fantastik në filmin "The Matrix", e megjithatë Keanu Reeves nuk është vetëm një aktor i zoti.
51-vjeçari ka zbuluar së fundmi në një intervistë për NBC News, se puna e tij e re nuk ka lidhje me kinemanë por me motoçikletat. Sigurisht jo me garat por me ndërtimin e tyre, një kompani e cila mban emrin "Arch Motorcycle". Sipas Reeves gjithçka nisi në vitin 2006-të kur ai çoi motorrin e tij për riparim në servisin e Gard Hollinger, bashkëpunëtori në kompani, dhe aty lindi ideja e krijimit të një kompanie për ndërtimin e motoçikletave për shitje. "Për mua të ngas një motorr, është një lloj lirie që nuk e ndërroj me asgjë" ka mbyllur intervistën Keanu Reeves!