Këtë vit ndalesa e Samsung ishte Barcelona, aty ku produktet më të mira të 2017-ës u prezantuan para medias europiane, në një ekspozite gjigande të vendosur në Pallatin e Kongreseve.
Dhe si çdo vit, njëri prej produkteve përbën ¨kryefjalën¨e eventit. 2017-ta i përket teknologjisë Q-LED. Një tjetër hap drejt perfeksionit sapo është marrë nga Samsung, i cili gjithmonë është i pari në konkretizimin e ideve inovative.
Çfarë është Q-LED? Në mënyrë fare të thjeshtë, cilësi perfekte e imazhit. E nëse nuk mjaftoheni me kaq atëherë stafi i Geek Room dhe intv.al ju tregojnë se si kjo teknologji implementohet në televizorët e rinj të Samsung.
Cilësia e figurës përbehet nga dy detaje, thellësia e ngjyrave dhe ndriçimi i tyre. Për Q-LED të dyja këto karateristika shkojnë shumë më lart asaj që kemi përjetuar deri tani. Falë teknologjise së re dhe testeve të shumta, Samsung ka arritur të kalojë limitin e tij. I përbërë nga miliona kuantiume, ekrani i ri është i afte të përfitojë ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë.
Dhe pas ekranit, arma tjetër e fortë e Samsung është design, i cili në televizorët e rinj vjen në dy forma, ekran i sheshtë dhe i harkuar. Dhe më e bukura, ajo që ne na bëri më shumë përshtypje është një fibër optike e cila është i vetmi kabëll që lidhet me televizorin. Kjo fiber lidhet me një pajisje, e cila në vetvete ka shumë porta për ta lidhur fare thjeshtë me çdo pajisje teknologjike që ju keni në shtëpi. E veçanta? Çdo gjë mund të fshihet pas murit apo në një raft pranë televizorit tuaj. Nuk ka më kabuj që nuk dini si t’i fshihni, e rëndësishme është të keni telekomandën në dorë, ose zërin tuaj. Samsung Q-LED Tv mund të komandohet edhe me anë të zërit për të ndjekur kanalin tënd të preferuar ose për të naviguar në shumëllojshmërinë e aplikacioneve që ofron ky Smart TV.
IN Tv do ju sjellë ditët në vazhdim të tjera artikuj rreth eventit dhe gjithashtu do të mund të shihni një report të detajuar javën tjetër në Geek Room.
Nëse doni të përjetoni pak nga ajo që do të shihni, hidhini një sy kësaj video.