Prej datës 23 nëntor jemi zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventureske të zodiakut.
Kjo është një nga ato karakteristika që mesa duket vazhdon t’i përndjekë të gjithë personat e lindur në këtë shenjë, ndonëse pas tyre fshihen edhe shumë vlera të tjera. Le t’i zbulojmë së bashku.
1. Është i paparashikueshëm
Shigjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i radhës.
Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit.
Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe ‘’urrejnë’’ të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.
2. Urren gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine
Është e pamundur të mos njihni njerëz tinëzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë.
Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpine, si dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet e tyre.
Për Shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.
3. I dinë pothuajse të gjitha
: Kanë etje të madhe për njohuri dhe pëlqejnë që ato që dinë t’i ndajnë me njerëzit.
Janë si një enciklopedi në lëvizje. I pëlqen shumë të lexojë dhe studiojë. Për këtë duhet të falënderojnë planetin e tyre dirigjues, i cili i udhëzon drejt rrugës së dijes.
4. Mërziten lehtë
Shigjetari është shenjë zjarri, një shenjë super energjike dhe janë vazhdimisht në kërkim të diçkaje të re, të aventurave të reja.
Pëlqejnë ndryshimet dhe është e vështirë për ta të qëndrojnë në një vend për shumë kohë. Mund të mërziten shpejt dhe fillojnë të ndjekin një rrugë tjetër. Mërzitja është armiku i tyre më të madh, i bën të luhatshëm në humor dhe nevrikë.
5. Janë ta paduruar
Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit nuk i kanë marrëdhëniet aspak mirë me durimin, për të mos thënë që janë më të paduruarit e horoskopit.
Duan rezultate të shpejta, prandaj nuk pëlqejnë projektet afatgjata dhe zakonisht nuk i mbarojnë dhe vazhdojnë me projektin e radhës. Ndonjëherë nervozizmi i tyre mund të kthehet në agresivitet.
6. Janë shumë të shkujdesur
Kjo karakteristikë ndoshta është e vetmja për të cilën Shigjetarët kritikohen nga të gjithë.
Janë të prirur t’i marrin gjërat lehtë. Kjo qasje mund t’u shkaktojë probleme në çdo sferë të jetës, kryesisht në jetën romantike të tyre. Në kohë të caktuara mund të duken të pandjeshëm dhe të ftohtë.