Prej 10 vitesh ishim mësuar që simpatiken Marina Vjollca ta shihnim në rolin e moderatores të emisionit ‘Proçesi Sportiv’.
Por pas kaq kohësh Marina vendosi të largohet për të kaluar në një tjetër ekran, në atë të Tv Klan. Aty mori përsipër prezantimin e spektaklit ‘C’est la vie’. Por ndërkohë nga ana tjetër, ish partneri i moderatores, Manushi ndërroi prezanrtuese por duket se asnjëra ende nuk ia ka mbushur mendjen. Zgjedhja e fundit e tyre është një bionde. Vajza quhet Fjoralba Ponari dhe ka postuar një video në ‘Instagramin’ e saj ku tregon se do të jetë pasardhësja e Marinës në emisionit ‘Procesi Sportiv’.
Me profesion dentiste, Ponari u prezantua me publikun për herë të parë përmes muzikës, duke u paraqitur si konkurente në ‘The Voice’ e më pas duke raportuar nga ‘Voice Room’ si prezantuese sezonin e kaluar.