INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është veshja që Lorik Cana ka hequr nga gardëroba, i’a ka ndaluar gruaja: ‘’Dukesh si katundar…’’

Kjo është veshja që Lorik Cana ka hequr nga gardëroba, i’a ka ndaluar gruaja: ‘’Dukesh si katundar…’’

Publikuar më: 17:27 30-04-2019

Gjithmonë në një marrëdhënie në çift ka gjëra të ndryshme që partnerët mund të mos pëlqejnë tek njëri-tjetri.

Zënkat mund të fillojnë nga problemet tek karakteri, e deri tek ato më të thjeshta në përditshmëri. Gjithashtu një mosmarrëveshje mund të fillojë edhe për gardërobën e bashkëshortit. I tillë është edhe rasti i Lorik Canës.

Në emisionin “Kurthi i Piter Pan”, ish kapiteni i kombëtares shqiptare ka shpjeguar një detaj interesant se gruaja e tij nuk i duron dot kanotieret. Ajo i ka kërkuar që të mos i veshë më me argumentin: “Dukesh si katundar“.

Loriku është bindur dhe i ka hequr nga garderoba, siç tregoi dhe vetë në emision.

Disa sakrifica për hir të martesës patjetër që gjithsecili nga ne duhet t’i bëjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043191909790039