INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kjo është vogëlushja që tështin 8 mijë herë në ditë [VIDEO]

Publikuar më: 09:07 20-07-2016

Një vajzë nëntë vjeçare ka një problem të rrallë, pasi ajo tështin 8.000 herë në ditë. Ira Saxenas ka dëshpëruar nënë e saj pasi vajza e vogël e përjeton këtë gjë 10 herë brenda një minuti.

Mjekët kanë mbetur të habitur nga rasti i rrallë dhe e kanë diagnostikuar me arsyet më të zakonshme të tështitjes, siç janë ftohja dhe alergjitë.

Koha e vetme kur vajza nuk teshtin është kur fle gjumë, madje ajo nuk  ka mundur të shkojë ddot as në shkollë prej kohës kur i është shfaqur ky problem. Nëna e saj Priva e ka dërguar bijën e saj tek një specialist dhe tek një klinikë private, por deri tani askush nuk ka mundur ta diagnostikojë apo ta ndalojë këtë problem.

Mjekët thonë që mund të jetë një sinjal nervoze që po dërgohet nga truri i saj, por nuk janë të sigurt.

Article Logic
Execution time: 0.0034291744232178