Pas këngës “Cocaina” Mozzik vjen me një projekt të ri, këtë herë shumë ndryshe.
Kënga e tij që do të publikohet nesër, mban titullin “Kanceri” dhe iu kushtohet të gjithë të prekurve nga kjo sëmundje. I frymëzuar nga artisti i njohur francez “Stromae”, Mozzik me siguri do të prekë shumë njerëz me këngën e tij. Madje edhe fanse të këngëtarit të cilat janë të prekura nga kanceri, mezi e presin këngën të publikohet.
Njëra ndër to është edhe kjo bukuroshe e cila me anë të një videoje i drejtohet këngëtarit duke i thënë se është një fanse e tij dhe është në pritje të këngës së re.