Marlene Chinea nga Miami, Florida, ka shpenzuar mbi 10.000$ për të formuar të pasme si të idhullit të saj, Kim Kardashian.
“I modelova të pasmet si Kim Kardashian. Ajo është shumë e bukur dhe çdo gjë që vesh duket shkëlqyeshëm te ajo”, tha Chinea për Daily Mail. Ndër të tjera, ajo tha se ushtrimet e shumta nuk ishin efektive, kështuqë vendosi të bëntë ndërhyrje kirurgjikale. Asaj i është dashur të shtojë rreth 2 kg në mënyrë që t’i injektonte në të pasme. Operacioni i saj u realizua nga doktori më i njohur në këtë zonë, Dr. Michael Salzhauer, dhe Marlene ishte e lumtur me rezultatin e arrirë.