Kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama pak ditë më parë ka festuar ditlëindjen e tij të 55-të. Në rrjete sociale kryeministri vendosi të ndajë me të gjithë ndjekësit një foto nostalgjike të tij, në moshën fare të re duke e krahasuar me një të ditëve të sotme:
“Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia “Tek e fundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua.”- shkruante Rama në postim duke përdorur një shprehje e presidentit Lincoln.
Mirëpo nga fëmijëria e kryeministrit ne nuk jemi mësuar të shohim shumë foto, se si ai dukej. Një të vetme që kemi pasur mundësi të shohim ka qenë ajo e ditës së tij të parë në shkollë, e publikuar po nga vetë kryeministri.
Tashmë në rrjete sociale një foto që po tërheq vëmendjen e njerëzve është një foto e tij teksa shfaqet në moshën 5 vjeçare dhe duket se ndodhet në një nga bregdetet shqiptare. Fotoja ka ngjallur kureshtjen e njerëzve dhe shumica janë shprehur se tiparet e kryeministrit nuk kanë ndryshuar dhe aq shumë nga vogëlia.