Teksa jemi mësuar t'a shohim gjithmonë të bukur, seksi dhe sensuale shpesh Kejvina Kthella, një prej velinave më të komentuara në showbzz, është akuzuar për ndërhyrje të ndryshme estetike.
E megjithatë sot Kejvina, na ka prezantuar për herë të parë me të ëmën dhe mund të themi se ua ka mbyllur gojën të gjithë mosbesuesve.
Ish-velina e “Xing me Ermalin”, ka publikuar sot një foto të të ëmës, me rastin e ditëlindjes së saj, së bashku me dedikimin më të ëmbël për të.
“Gëzuar ditëlindjen mamit tim të mrekullueshme, mikes sime më të mirë! Përqafimi yt i dashur është vendi më i mirë në botë për mua! Le të jetë kjo ditë plot shkëlqim dhe gëzim për ty”.
Kejvina duket se ka marrë tiparet e mamit, nga buzëqeshja te struktura e fytyrës. Pak ditë më parë, bukuroshja bjonde publikoi disa foto të vetes kur ishte e vogël, për të treguar se nuk ka ndryshuar shumë dhe është po njësoj!
Epo nuk ka më diskutime, bukuria është punë gjenesh!