Edhe pse shpesh herë e kemi parë duke thumbuar personazhe të njohur, këtë lloj thumbimi nuk e kishte bërë kurrë më parë.
Dasara Karaiskaj ditën e sotme ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetin social Instagram. Në postimin e fundit ajo ka shkruar se të gjithë që po merren me Ilda Bejlerin kohët e fundit, duhet të shohin një gazetare tjetër.
"Merren me Ilda Bejlerin. Kjo gaze…arja e re qenka ç’qenka. E vura sfondin Lejla se kështu e paska emrin", shkruan Dasara duke lënë të kuptohet se i referohet Leila Krajës.
Ky status i Dasarës vjen menjëherë pas deklaratës së Leilës e cila tha sot në "Wake up" se nuk ka futur kurrë dorën në xhep pasi djemtë shqiptarë nuk e lënë asnjëherë të paguajë.