Ish laboratori i Hidrologjisë që është kthyer prej vitesh në një gërmadhë pritet të ndryshojë totalisht pamje dhe do të kthehet në një vepër funksionale, ku do të zhillohet art. Projekti më i ri që do të vendoset në këtë godinë është një teatrit që siç ka lajmëruar kryeministri Rama do të nisë të ndërtohet së shpejti.
Rama sqaron në FB, se emri i tij i përkohshëm do të jetë “Turbina” dhe ka shkruar se kjo do të jetë një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore të jetës artistike.