INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo grua betohet që Nënë Tereza i shëroi të shoqin. Ja historia [FOTO]

Kjo grua betohet që Nënë Tereza i shëroi të shoqin. Ja historia [FOTO]

Publikuar më: 14:17 04-09-2016

Nëse më parë mendonit se nuk ekzistojnë mrekullitë, mjafton të lexoni këtë histori. Ditën e sotme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, u bë shënjterimi i Nënë Terezës, nga Papa Françesku. Mirëpo gjatë kësaj ceremonie madhështore krahas shumë njerëzve ishin të pranishëm edhe një çift brazilian, pikërisht dëshmia e mrekullisë së Shën Terezës.

Marcilio Haddad Andrino, inxhinier, më parë vuante nga dhimbje të forta koke, e më vonë u diagnostikua me 8 infeksione në tru dhe për pasojë është shtruar në spital, pasi gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Bashkëshortja e tij Fernanda mbante një medalion të Nënë Terezës, medalion të cilën, ia kishte dhuruar prifti para se të martohej, dhe këtë ia vinte në kokë burrit e lutej cddo moment. Më 9 dhjetor 2008 ai kishte dhimbje të tmerrshme kokë dhe  specialistët vendosën të bëjnë ndërhyrjen kirurgjikale por menjëherë pasi është futur në sallën e operacionit, i rënë në gjendje kome ka hapur sytë duke pyetur se përse ndodhet aty.

Analizat zbuluan se pjesa më e madhe e sëmundjes së tij ishte zhdukur.

“Kur doktori tha se nuk mund të realizonte operacionin  dhe se mjekësia nuk hynte në punë më për shërimin e tij, unë fillova të lutesha. U luta shumë për të”, ka thënë Fernanda Nascimento Rocha, bashkëshortja e tij, e cila betohet që Nënë Tereza ia ka dëgjuar lutjet dhe e ka shëruar burrin e saj, qe tashmë gëzon shëndet të plotë, dhe kjo histori ka ndikuar drejtpërsëdrejti në shenjtërimin e Nënë Terezës me 4 shtator.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379