INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo grua e famshme është prova që trajtimi me lazer, e lë pas vite-dritë botox-in [FOTO]

Kjo grua e famshme është prova që trajtimi me lazer, e lë pas vite-dritë botox-in [FOTO]

Publikuar më: 19:38 06-10-2016

Chelsea Handler ka një fytyrë të re, dhe ajo nuk ka frikë ta tregojë atë.  Prezantuesja e shoë-t amerikan në Netflix, e cila gjatë karrierës së saj ka vënë në lojë personazhet e famshëm, ka realizuar një trajtim të ri për fytyrën e saj dhe është shumë e lumtur për këtë. Për më tepër Chelsea e ndan atë me të gjithë ndjekësit e saj. Në profilin e Instagram-it, 41 vjeçarja ka postuar një foto para dhe pas trajtimit me lazer.

Ajo shkroi: “Para dhe pas trajtimit me lazer. Është e mrekullueshme dhe askush nuk po më paguan për ta thënë këtë. Bam!”.

Ky trajtim vepron thellë nën sipërfaqe të lëkurës për të stimuluar rritjen e kolagjenit, dhe rregullon dëme të tilla si plagët, puçra fytyre, dëme nga dielli si dhe rrudhat.

Trajtimi vjen me një kosto mesatare prej 1.125$ për një seancë. Teksa shikojmë se sa efektive duket, kuptojmë që tashmë botox-i mbetet në hije.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557