INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo grua ka bërë transplant të fytyrës. I pabesueshëm transformimi [FOTOVIDEO]

Kjo grua ka bërë transplant të fytyrës. I pabesueshëm transformimi [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 12:19 28-10-2016

Kjo transformim është i pabesueshëm!

Një grua polake së cilës i ishte shpërfytyruar fytyra nga një sëmundje tumoriale, zbuloi  në një konferëncë për shtyp, fytyrën e re pas transplantit.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Joanna, iu nënshtrua transplantim të dytë më të madh të fytyrës të bërë ndonjëherë në Poloni pas neurofibromatosis, një kusht gjenetik që shkakton tumoret beninje i cili e bëri anën e majtë të fytyrës së  gruas në fjalë të mos ishte në gjëndje të gëlltiste apo të fliste.

Ajo është shfaqur në një konferencë shtypi gati tre vjet pas transplantimit dhe dukej  shumë mirë me vetëm disa dhëmbëza në ballin e saj dhe qafën.

Dr Adam Maciejeëski, i cili kreu operacionin e  Joanna-s  ashtu si edhe transpaltin e parë të fytyrës në Poloni,tregoi se proçesi zgjati për rreth 23 orë.

Në transplant u përfshi  zëvëndësimi i  rreth 80% të  lëkurës së fytyrës së saj duke i dhënë më në fund sërish mundësinë Joannës  për të folur apo gëlltitur.

Gjëndja në të cilën ajo ishte mund të shkaktonte probleme të kockave, presion mbi nervat kurrizore, dhimbje dhe vështirësi në të parë dhe të dëgjuar. Dhe për këtë nuk kishte shërim.

Edhe pse shumë njerëz të cilët kanë fatin e keq ta trashëgojnë atë nga një prej prindërve të tyre, deri në 50 për qind të rasteve ai  zhvillohet  rastësisht nga një mutacion gjenetik përpara lindjes.

Tashmë tumori në fytyrën e saj nuk do të rritet përsëri sepse lëkura në fytyrën e re, ka gene të ndryshme.

Pavarësisht pamjeve të rënda të cilat do të trembnin këdo, kjo sëmundje nuk është ngjitëse.

Doktori Adam, transplantin e parë e bëri tek një burrë i cili kishte dëmtuar plotësisht fytyrën nga një aksident me makinë.

Atij iu desh t’i ndërroheshin plotësisht nofulla dhe t’i rindërtohej fytyra.

Ky rezulton të jetë transplanti i parë i fytyrës i realizuar kaq shpejt sepse transpalntet e mëparshme kanë marrë muaj ose edhe vite për t’u përgatitur.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715