INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo ish anëtare e ‘Spice Girls’,  skllave e seksit dhe alkoolit?! Këngëtarja përfundon në qëndër rehabilitimi [FOTO]

Kjo ish anëtare e ‘Spice Girls’, skllave e seksit dhe alkoolit?! Këngëtarja përfundon në qëndër rehabilitimi [FOTO]

Publikuar më: 09:25 27-08-2018

‘Spice Girls’ kanë qenë grupi i preferuar në adoleshencën e shumë prej jush. Vajzat me stilin e veçantë, pas shpërbërjes së grupit, kanë vazhduar jetën në drejtime të ndryshme. Nga njëra prej tyre vijnë lajme jo të mira.

Varësi nga alkooli dhe seksi. Këngëtarja 43-vjeçare Mel B, do hyjë në një qendër rehabilitimi për tu kuruar.

Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, përfundoi në varësi nga alkooli dhe seksi pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Stephen Belafonte, i cili e akuzonte këngëtaren për dhunë.

Këngëtarja do të hyjë në rehabilitim në shtator, ku për shkak të varësive të saj shëndeti i saj mendor nuk është i qëndrueshëm.

Divorci me Belafonte u finalizua në gjykatë pak javë më parë, por jo në favor të këngëtares, e cila duhet ti paguajë çdo muaj ish-bashkëshortit 5 mijë dollarë, për kujdesjen e vajzës së tyre Madison 7 vjeçe dhe 15 mijë të tjera për ushqim.

Burime pranë këngëtares thanë për “The Sun” se si Mel B, pi prej muajsh pa kontroll vodka dhe tequila dhe se si kalon netë të shfrenuara duke bërë seks, edhe me tre meshkuj në të njëjtën ditë.

Kujtojmë se Belafonte e akuzoi Mel B., për sjellje të dhunshme si fizikisht dhe psikologjikisht, duke denoncuar që në momentin e krizës, varësinë e saj ndaj kokainës dhe alkoolit, shkruan noa.al.

Nga ana e saj Mel B., nuk mohoi duke thënë, “Jam shumë e ndershme, pi për të mposhtur dhimbjen time, por kjo është një mënyrë të cilën njerëzit e përdorur për të mbuluar atë që ndodh”.

 

aaa-7.jpg

 

b-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026171207427979