Ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të prekur finalen e Botërorit u plotësua dhe tashmë të gjithë janë krenarë me Era Istrefin . Këngëtarja e njohur shqiptare performoi në finalen e Kupës së Botës bashkë me dy yjet e famshëm ndërkombëtarë Will Smith dhe Nicky Jam. Por le të kthehemi pas në kohë, praktikisht një muaj më parë kur u publikua klipi më i 'Live it Up'. Ky projekt muzikor sot feston pasi arriti mbi 100 milion klikime dhe shifrat vazhdojnë dhe rriten, shkruan intv.al
Por e dini që këto shifra kanë dhënë efektin e vet edhe te popullariteti i Era Istrefit edhe në rrjete sociale. Para performancës që u pa nga aq shumë persona, Era kishte vetëm 1 milion e 100 mijë ndjekës ndërkohë nëse bëni një 'xhiro' në Instagramin e saj do shihni se ka plot 200 mijë më shumë, plot 1 milion e 300k. Por le të shohim se si do shkojë kënga e saj më e re, 'Prisoner', e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe në pak orë nga lancimi arriti rreth 200 mijë klikime./intv.al/