INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo këngë e Young Zerkës kalon kufijtë dhe po kthehet në një #Challenge në këtë vend të botës [VIDEO]

Kjo këngë e Young Zerkës kalon kufijtë dhe po kthehet në një #Challenge në këtë vend të botës [VIDEO]

Publikuar më: 22:22 02-10-2019

Young Zerka, shqiptari i preferuar i indonezianëve!

Nuk kanë qenë të pakta herët kur artistët shqiptarë kanë kaluar kufinjtë e vendit me muzikën e tyre duke rrëmbyer zemrat e të huajve.

Këtë herë është rradha e Young Zerkës për të kaluar kontinentin e për të fituar simpatinë e indonezianëve të largët me muzikën e tij.

Mjaft kurse kërcimi dhe zumba në shtetin e Azisë Juglindore kanë zgjuar të ushtrohen nën ritmet e "Yalla" të Zerkës dhe kjo duket në mjaft video që kanë filluar të shfaqen në Instagram.

Me siguri, mënyra e këndimit të artistit shqiptar që përafron me atë të mjaft reperave dhe këngëtarëve xhamajkanë ka rezultuar e suksesshme për Zerkën.

Tani, këngëtarit shqiptar nuk i mbetet veç të vizitojë Indonezinë dhe të shohë nga afër dashamirësit e muzikës së tij!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883