Ajo ka vendosur të mos qëndrojë vetëm tek muzika. Këngëtarja e njohur është cilësuar shpesh edhe si njëra ndër vajzat më seksi të showbizz. E pamë në fillim si Miss, më pas si modele, pastaj këngëtare dhe së fundmi do ta shohim edhe si aktore. Morena Taraku kohët e fundit ka udhëtuar shpesh drejt Turqisë ku edhe është vendosur për të jetuar atje. Jo vetëm që do të sjellë klipin e ri ‘Femnat’ në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj Pm, por shumë shpejt do të jetë pjesë e një filmi turk. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Morena përmes një postimi në Instastorie.