Bjondja bukuroshe u largua nga Shqipëria vite më parë, por tashmë duket se është rikthyer!
Bëhet fjalë për Luar, të cilën të gjithë e njohim nga hiti i saj në bashkëpunim me Flor Mumajesin, “Gjithmonë”. Pas vitesh larg Shqipërisë me destinacion Gjermaninë dhe Austrinë, pikërisht dje këngëtarja shqiptare ka dhënë lajmin se është rikthyer dhe aktualisht ndodhet në Prishtinë. Luar ka publikuar një foto me producentin Cricket, shenjë e qartë që është duke punuar për t’u rikthyer me një këngë të re.
Vallë të bëhet fjalë për një solo? Kujtojmë se edhe Flor Mumajesi, bashkëpunëtori i saj i vjetër, është zhvendosur në Prishtinë. Mos duhet të marrim në konsideratë edhe një bashkëpunim mes të dyve? Herën e fundit kënga u kthye në hit...