Young Zerka ditën e djeshme sapo publikoi këngën dhe klipin e ri ‘Nuk ma nin’. Por edhe pse nuk është përmendur shumë, pas realizimit të këngës qëndron pikërisht këngëtarja Ronela Hajati. Ka qenë ajo vetë e cila përmes një postimi të bërë në Instastorie ka treguar se është e lumtur që është pjesë e melodisë dhe e tekstit të këngës. Kujtojmë që Zerka dhe Ronela janë përfolur për një kohë të gjatë për një lidhje me njëri-tjterin. Por edhe pse ende asnjëri nuk e pranon publikisht, në mënyrë indirekte dhe me komentet e bëra njëri-tjetrit , kuptohet se janë një ndër çiftet simpatikë të showbiz-it.