INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo kompani paguan punëtorët që të flenë

Kjo kompani paguan punëtorët që të flenë

Publikuar më: 20:13 13-04-2016

Me siguri që ky është pronari më i dashur nga punëtorët, dhe çdokush do dëshironte të punonte në kompaninë e tij. Mark Bertolini është drejtori i një kompanie në tregun e sigurimeve shendetësore, me emrin “Aetna” , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bertolini, mesa duket ka gjetur sekretin që punëtorët e tij të jenë të motivuar për punë dhe ti kryejnë sa më mirë detyrat e tyre. Ky sekret është pikërisht pagesa për orët e gjumit. Ai e di shumë mirë se që të ndihesh i çlodhur ditën tjetër, nevojiten të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm. Kjo është arsyeja pse Mark Bertolini i paguan punëtorët e tij me 25 dollarë në natë, nëse ata i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë rresht. “Mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit”, thotë ai.

Bertolini shprehet i kënaqur me punën e punëtorëve të tij dhe thotë se që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka një rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164