Një kukull e re e cila premton se ndihmon foshnjën tuaj të fle gjatë natës ka shkaktuar një valë tek prindërit e rinj. Kukulla Lulla u krijua nga tre nëna Islandeze të cilat bashkëpunuan me prodhuesin Roro për të krijuar një mori kukullash të buta, neutralo-gjinore.
Kukulla kushton rreth $99 me çmim pakice- por pothuaj janë shitur të gjitha! Disa mund t'i gjeni ne eBay, por do të kenë gati 3-fish të çmimit.
Funksionon kështu: Mamatë dhe baballarët duhet ta lejojnë kukullën të përthithi aromën e tyre përpara se ta transmetojnë atë tek fëmija.
Mamaja e re Rebecca Ilie tha, " Unë e mbajta kukullën të veshur për disa ditë me rradhë dhe më pas e vumë atë në krevatin e tij. Gjumi i tij u përmirësua në mënyrë të përkryer brenda disa ditëve dhe mbas tri javësh mund të them pa frikë se fëmija im bën një gjumë të qetë gjatë gjithë natës.