INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo listë e mësuesve me mënyrat se si mund ta përballoni stresin, është brilante [FOTO]

Kjo listë e mësuesve me mënyrat se si mund ta përballoni stresin, është brilante [FOTO]

Publikuar më: 11:27 19-09-2016

Njërës prej klasave të vitit të parë, klasë psikologjie,  iu dha nga mësuesit e tyre  një listë me disa mënyra për të përballuar stresin.

Një nga nxënësit e Bred Philips në Kaliforni,e  shpërndau në Twitter këtë listë. Duke folur për BuzzFeed , studentja, Alina Ramirez iu rrëfye zotit  Phillips se sa e stresuar ishte ajo dhe shokët e klasës, me shkollën, punën, madje edhe me jetën e përditshme.

Lista më poshtë  përfshin disa mënyra

  1. Zgjohuni  në mëngjes 15 minuta më parë
  2. Përgatisni mëngjesin  një natë më parë
  3. Shmangni veshjet e holla dhe të shtrënguara
  4. Mos u mbështesni në memorien tuaj, shkruajini ato diku
  5. Thoni “jo” më shpesh
  6. Vendosni se cilat janë prioritetet në jetën tuaj
  7. Shmangni personat negativë
  8. Përdoreni kohën me mençuri
  9. Thjeshtoni vaktet e të ngrënit
  10. Bëni gjithmonë një kopje të dokumentave të rëndësishme
  11. Parashikoni nevojat tuaja
  12.  Riparoni çdo gjë që nuk punon si duhet
  13. Shikojini problemet si sfida
  14. Buzëqeshni
  15. Përgatituni për shi
  16. Gudulisni një fëmijë
  17. Merrni një mik, qen oseo mace
  18. Thjesht thoni diçka të mirë
  19. Ecni në shi
  20. Bëni një dush relaksues
  21. Jini i vetëdijshëm për vendimet që merrni
  22. Besoni në veten tuaj
  23. Mos thoni gjëra negative për veten
  24. Zhvilloni sensin e humorit
  25. Përshëndesni një të huaj
  26. Kini kohë për veten tuaj
  27. Kërkoni të përqafoni një mikmikeshë
  28. Shikoni yjet
  29. Dëgjoni një simfoni
  30. Shikoni balet
  31. Blijini lule vetes tuaj
  32. Trego kujdes ndaj paraqitjes
  33. Mbillni një pemë
  34. Ushqeni zogjtë
  35. Kini gjithmonë një plan “B”
  36. Bëni ushtrime çdo ditë
  37. Memorizoni një shaka
  38. Bëhuni një dëgjues i mirë
  39. Bëni piknik
  40. Lëreni punën më herët (me leje)
  41. Shikoni një film dhe hani popcorn
  42. Gatuani një vakt dhe drekonidarkoni nën dritën e qirinjve
  43. Mendoni ; çdo gjë e ka një zgjidhje
  44. Flini mjaftueshëm
  45. Flisni më pak dhe dëgjoni më shumë
Article Logic
Execution time: 0.003795862197876