INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo lloj pije është më e dëmshmja për organizmin tonë

Kjo lloj pije është më e dëmshmja për organizmin tonë

Publikuar më: 15:33 17-02-2017

Edhe pse më e zakonshmja dhe më e përdorura nga të gjithë.

Ekspertët rekomandojnë sa më shumë lëngje, por jo lëngje që kanë në përbërje të tyre gaz pasi ato janë të dëmshme për shëndetin. Mjekët japin 10 arsye pse të vegjlit nuk duhet t'i pijnë si;

 

Pijet e gazuara krijojnë varësi
Varësia ndaj pijeve të gazuara krijohet për një sërë përbërsish të saj, ku kryesorja është kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike, dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë vlera ushqyese
Pija e gazuar nuk është ushqim i nevojshëm për trupin tonë, por megjithatë ajo ka disa kalori boshe që mund të shuajnë oreksin. Konsumimi i tyre nga fëmijët u pret oreksin për të ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dëmtojnë trurin e fëmijëve
Truri i fëmijës është në zhvillim edhe gjatë adoleshencës. Kur një fëmijë pi shumë pije të gazuara, ai merr kimikate që ndryshojnë trurin. Këto kimikate janë të fshura tek acidi citrik apo shijet artificiale që kanë pijet e gazuara.

Dobësojnë kockat e fëmijëve
Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tretin kalciumin, aq shumë të nevojshëm, duke shkaktuar kështu osteoporoë. Kafeina është një ndër keqbërësit kryesore, pasi ajo është e njohur për thithjen e kalciumit.

Shkaktojnë agresivitet
Ndryshimi i këtyre sjelljeve mund të vijë nga kafeina, sheqernat artificiale, apo ngjyruesit. 

Shkatërrojnë dhëmbët 
Sheqeri nuk është i mirë për dhëmbët, as përbërësit e pijeve të gazuara. Acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

Ndikon në diabetin në moshë të hershme
Përbërësit artificialë të këtyre pijeve, mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës tek të vegjëlit. Dhe kjo është një shenjë e hershme metabolike për diabetin e tipit 2. Çka është më e frikshme? Edhe nëse reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet.

Mbipeshë
Të gjithë atyre që u pëlqejnë shumë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë. Një studim dy vjeçar tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës. Edhe ato pije të gazuara që janë dietike nuk e shmangin dot këtë fenomen.

Sëmundjet e zemrës
Studimet thonë që qoftë dhe një kanaçe pije të gazuar në ditë, rrit me 61% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 

Pengojnë tretjen
Pijet e gazuara dhe kafeina janë diuretike, dhe mund të çojnë në dehidratim. Sheqeri dhe kafeina rrisi nivelin e acidit në stomak, duke çuar në sindromin e irritimit të zorrëve.

Article Logic
Execution time: 0.0030069351196289